Kamionët me hekura transformojnë aksin Orikum–Vlorë në një kurth për shoferët

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 09.02.2026, 16:19

Kamionët e ngarkuar me hekurishte, pa asnjë masë sigurie, po qarkullojnë çdo ditë në aksin Orikum–Vlorë, duke kthyer rrugën në një rrezik të hapur për drejtuesit e automjeteve dhe qytetarët.

Ngarkesat e rënda, të palidhura dhe jashtë çdo standardi sigurie, mund të bien në rrugë në çdo moment, veçanërisht në kthesa ose gjatë frenimeve të papritura, duke rrezikuar jetën e të gjithëve që kalojnë aty.

Sipas banorëve dhe drejtuesve të mjeteve, këta kamionë lëvizin pa mbulesa, pa sinjalistikë paralajmëruese dhe pa asnjë kontroll të dukshëm nga autoritetet. Situata bëhet edhe më alarmante gjatë orëve të pikut, kur trafiku është i dendur dhe çdo gabim mund të shkaktojë aksidente të rënda.

Pavarësisht rrezikut të qartë, mungon çdo ndërhyrje nga policia rrugore dhe institucionet përgjegjëse, duke treguar një papërgjegjshmëri shqetësuese ndaj sigurisë publike.

Banorët dhe drejtuesit e mjeteve bëjnë thirrje për kontrolle urgjente, ndëshkime për shkelësit dhe masa të menjëhershme për të parandaluar një tragjedi që duket vetëm çështje kohe.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit