Një incident i rëndë është regjistruar brenda ambienteve të shkollës “Pavarësia” në Prishtinë, ku një mësues dhe një nxënës janë përfshirë në një përplasje fizike.
Sipas pamjeve që po qarkullojnë, mësuesi shihet teksa godet nxënësin, ndërsa një tjetër nxënës ndodhej në klasë duke filmuar ngjarjen. Situata më pas përshkallëzohet, pasi nxënësi i kundërpërgjigjet mësuesit duke e goditur me shkelm, përpara se të largohet nga vendi i ngjarjes.
Rrethanat që çuan në konfliktin mes tyre ende nuk janë bërë të qarta, ndërsa pritet reagimi i autoriteteve arsimore dhe institucioneve përkatëse për sqarimin e plotë të incidentit dhe marrjen e masave përkatëse.