Respekti për bluzat e bardha vetëm në Facebook: Mjekët dhe infermierët pa rroga janari

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.02.2026, 15:16

Sot data shënon 9 shkurt, por mjekët dhe infermierët në spitalet publike ende nuk kanë marrë pagën e muajit janar.

Sipas tyre, kjo nuk është një situatë e rastësishme, por një abuzim i përsëritur nga institucionet përgjegjëse, pasi edhe paga e dhjetorit është vonuar.

Personeli shëndetësor shprehet se vonesat po kthehen në normalitet, ndërsa askush nuk mban përgjegjësi për situatën. Ata ngrenë pyetjen nëse shëndetësia konsiderohet realisht prioritet apo përdoret vetëm për propagandë publike.

Reagimet vijnë në një kohë kur Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, ka deklaruar publikisht se nga 1 janari 2026 ka hyrë në fuqi skema e re e pagave për sistemin shëndetësor, e cila parashikon rritje të pagës bazë, shtesa për vjetërsi, urgjenca dhe shërbime kritike, si dhe indeksim prej 2.5%.

Por sipas punonjësve të shëndetësisë, në realitet pagat nuk hidhen në kohë dhe shpesh merren në fund të muajit, duke e konsideruar këtë një abuzim të vazhdueshëm dhe një kontrast të fortë mes deklaratave publike dhe situatës reale në terren.

Ata kërkojnë transparencë, përgjegjësi institucionale dhe zgjidhje të menjëhershme për pagesat e prapambetura, duke theksuar se respekti për “bluzat e bardha” nuk matet me deklarata, por me veprime konkrete.

Denoncimi i infermierit:

Pershendetje JOQ ! Sot është 9 shkurt dhe shendetesia mjekët dhe infermierët ne spitale nuk kanë marrë ende pagën e muajit JANAR. Ky nuk është më rastësi, por abuzim i përsëritur, i qëllimshëm nga institucionet.: paga e dhjetorit vonohet, paga e janarit po ashtu, dhe askush nuk mban përgjegjësi. Pse vonohen rregullisht pagat e personelit shëndetësor?

Kush mban përgjegjesi ? A konsiderohet shëndetësia prioritet apo vetëm propagandë? Ku është Ministria e Shëndetësisë? Ku janë drejtuesit?

Ku janë përgjegjësit që duhet të japin llogari? Ministrja e Shendetesise, Evis Sala thote me shume vleresim per bluzat e bardha ,nderkohe pagen sna e hedhin ne kohe, e marrim ne fund te muajit, abuzim i perseritur , paga e dhjetorit dhe janarit , ne media ben vetem propagande

Postimi i Ministrisë:

Me shume vleresim per bluzat e bardha , Më shumë vlerësim për bluzat e bardha! Nga 1 janari 2026 ka hyrë në fuqi skema e re e pagave për sistemin shëndetësor, ku përfshihet rritje page bazë, shtesa më të larta për vjetërsi, urgjenca dhe shërbime kritike, si dhe mbështetje për punën në zona të largëta. Me indeksim +2.5% dhe pagesa të diferencuara për roje e shërbime 24-orëshe, kjo paketë synon motivim, stabilitet dhe forcim të shëndetësisë publike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit