Dënohet me 1 vit burg Edison Memolla

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 09.02.2026, 14:10

Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka konfirmuar dënimin me 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla, duke lënë në fuqi vendimin e dhënë nga shkalla e parë. Pas këtij vendimi përfundimtar, pritet që Memolla të arrestohet për vuajtjen e dënimit.

Edison Memolla ishte shpallur fajtor më herët nga GJKKO dhe ishte dënuar me 1 vit heqje lirie, vendim i cili u apelua nga ana e tij, por pa sukses.

Hetimet ndaj kryebashkiakut nisën pas publikimit në media të një audio-përgjimi, ku sipas SPAK, Memolla – në atë kohë kandidat për kryetar bashkie – dëgjohet duke ushtruar ndikim ndaj një punonjësi të OSHEE-së, me qëllim që të mos ndërpritej furnizimi me energji elektrike për një abonent debitor.

Gjatë seancave gjyqësore, prokurori Edvin Kondili deklaroi se kjo ndërhyrje kishte për qëllim përfitimin e votës së qytetarit në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022.

Përveç dënimit me burg, GJKKO ka vendosur edhe një dënim plotësues, duke i ndaluar Edison Memollës ushtrimin e çdo funksioni publik për një periudhë prej 5 vitesh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit