Rruga e shembur rrezikon banorët në Shkozë, shteti në gjumë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.02.2026, 13:55

Një banor nga zona e Shkozës ka denoncuar për JOQ gjendjen e rënduar të një rruge, e cila prej rreth një muaji është shembur dhe është kthyer në rrezik serioz për kalimtarët. Sipas tij, situata ka krijuar frikë te banorët, të cilët druhen se mund të bien poshtë gjatë kalimit, për shkak të mungesës së sigurisë.

Banori shprehet se, megjithëse problemi është i njohur prej kohësh, institucionet shtetërore nuk kanë marrë asnjë masë për riparimin e rrugës. Për të shmangur aksidentet, banorët janë detyruar të vendosin vetë disa gurë dhe shirit sinjalizues, ndërsa apelojnë për ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për zgjidhjen e situatës.

Përshëndetje JOQ nga Shkoza! Ka 1 muaj që është shembur rruga dhe është bërë shumë e rrezikshme. Kemi frikë të kalojmë, sepse rrezikojmë të biem poshtë. Vetëm këta gurë dhe shiritin i kemi vendosur ne si banorë. Shteti nuk ka marrë asnjë masë”, shkruan banori.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit