I propozoi të dashurit para 50 mijë tifozëve, dhunohet arbitri gjerman

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.02.2026, 12:32

Arbitri amator gjerman Pascal Kaiser u sulmua fizikisht në shtëpinë e tij gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës, më shumë se një javë pas propozimit publik për martesë ndaj partnerit të tij. Sipas L’Équipe, Kaiser ishte bërë i njohur gjerësisht pasi i propozoi martesë të dashurit të tij, Moritz, në stadiumin “RheinEnergie” të Këlnit, gjatë pushimit të ndeshjes së Bundesligës kundër Wolfsburgut, e cila u mbyll me rezultatin 1-0, përpara rreth 50 mijë tifozëve.

Propozimi, i transmetuar edhe në televizion, u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale dhe u përshëndet gjerësisht si një akt kundër homofobisë, por njëkohësisht shkaktoi reagime të forta në Gjermani. Një ditë para sulmit, Kaiser kishte marrë kërcënime të drejtpërdrejta, ku përmendej edhe vendbanimi i tij. Ai njoftoi policinë, por sipas tij, autoritetet i thanë se nuk kishte rrezik të menjëhershëm.

Vetëm rreth 20 minuta pas kësaj përgjigjeje, Kaiser doli në kopshtin e shtëpisë për të pirë një cigare, ku u përball me tre burra që e sulmuan dhunshëm. Ai e lidh drejtpërdrejt sulmin me propozimin publik, duke deklaruar se ishte vënë në shënjestër për shkak të këtij akti. Si pasojë e agresionit, arbitri pësoi një dëmtim në syrin e djathtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit