“Mos parko para dyqanit”, polici i nxjerr armën stafit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09.02.2026, 12:15

Një përplasje mes një efektivi policie dhe stafit të një biznesi ka krijuar momente paniku paraditen e sotme në zonën e quajtur “Malajziani” në kryeqytet.

Sipas informacioneve nga dëshmitarë në vend, konflikti ka nisur pasi punonjësit e një lokali i kanë kërkuar efektivit të largonte automjetin e parkuar pranë ambientit të tyre, duke pretenduar se po pengonte zonën e shërbimit. Debati mes palëve është tensionuar me shpejtësi, duke kaluar nga përplasje verbale në nxjerrjen e armëve.

Pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes tregojnë momentin kur polici i nxjerr armën e shërbimit djalit me të cilin është konfliktuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit