Kjo është gjendja aktuale e plazhit të Divjakës, ku vija bregdetare është shndërruar në një landfill mbeturinash në qiell të hapur.
Ngado të kthesh kokën, sytë të zënë vetëm mbetje plastike, qese, shishe dhe mbeturina të shumta, duke e kthyer këtë zonë në një pamje të turpshme.
Ndërsa banorët dhe vizitorët përballen çdo ditë me këtë realitet alarmant, Bashkia Divjakë vazhdon të heshtë pasi deri më tani nuk ka patur asnjë ndërhyrje serioze për pastrimin e zonës, asnjë plan konkret dhe asnjë reagim publik për një problem që po dëmton rëndë mjedisin, shëndetin publik dhe imazhin turistik të Divjakës.
Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente dhe zgjidhje të menjëhershme, jo premtime boshe.