Banorët e Rrjollit protestë në Prokurorinë e Shkodrës, kundër resortit të Ulajt

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.02.2026, 11:38

Protesta e banorëve të Velipojës ka vijuar për të shtatën ditë radhazi, këtë herë përpara ambienteve të Prokurorisë së Shkodrës. Banorët e zonës së Rrjollit pretendojnë se po përballen me një grabitje të pronës me prapavijë politike dhe kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të organeve të drejtësisë për të ndalur, sipas tyre, shkeljen e të drejtave pronësore.

Ata kanë depozituar një kërkesë zyrtare në Prokurori, duke kërkuar verifikimin dhe zgjidhjen sa më të shpejtë ligjore të dokumenteve që disponojnë për pronësinë e tokës. Sipas banorëve, dokumentacioni dëshmon pronësinë e ligjshme dhe çështja duhet të trajtohet me prioritet, pa zvarritje të mëtejshme të procesit.

Më 15 janar 2025, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka firmosur lejen e ndërtimit për kompleksin turistik gjigant që do të shtrihet në rreth 146 hektarë, ndërmjet Ranës së Hedhun dhe Velipojës. Ndërkohë, më 31 dhjetor 2024, Bashkim Ulaj botues pranë familjes Berisha së bashku me vëllezërit Astrit dhe Ahmet Ulaj përfituan statusin e veçantë “investitor strategjik” për projektin “Blue-Borgo”, që do të realizohet nga kompania “Aba Blue Borgo” sh.p.k., një nga investimet më të mëdha turistike të planifikuara në vend.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit