Miliona € tendera të denoncuara nga JOQ, oligarku Ram Geci në SPAK

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09.02.2026, 11:37

Oligarku i njohur i ndërtimit Ram Geci është futur në qendër të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për një seri tenderash të dyshimtë. Geci prej vitesh është denoncuar në temderat e investiguar nga JOQ si një prej oligarkëve që kanë ngrënë një pjesë të madhe të Buxhetit të Shtetit.

Kompania e Gecit, Geci sh.p.k, rezulton të ketë përfituar miliona euro fonde publike gjatë viteve të fundit në shkelje të ligjit, me favorizime e klientelizma. Sipas dosjes së SPAK, vetëm në pesë vitet e fundit, rreth 72–90 milionë euro janë përfituar nga buxheti i shtetit përmes procedurave ku ka pasur dyshime për favorizim dhe mungesë konkurrence reale në tenderë.

Sipas hetimeve, një nga tenderët nën fokus është ai për ndërtimin e rrugës “Porto Romano” në Durrës, ku dokumentet zbulojnë se mbrapa vendimit për takimin e biznesmenit Geci me zyrtarë të lartë qeveritarë qëndron një mesazh nga zv/kryeministrja Belinda Balluku, ku ajo i thotë një bashkëpunëtori të saj se “Kryeministri i kërkoi të takojë Ramë Gecin”, një mesazh ky që lidhet me procedurat e mëtejshme të prokurimit për këtë tender.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit