I riu kalon semaforin e kuq me shpejtësi, videon e publikon në TikTok

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.02.2026, 11:05

Aksidentet rrugore të shkaktuara nga mosrespektimi i rregullave të qarkullimit vijojnë të mbeten një shqetësim serioz në vend.

Por pavarësisht aksidenteve që shtohen, një tjetër rast i rrezikshëm është regjistruar në Tiranë, ku një i ri është filmuar duke kaluar semaforin e kuq me shpejtësi në zonën e “Treshit”.

Pamjet e këtij veprimi të rrezikshëm janë publikuar nga vetë i riu në rrjetin social TikTok, duke nxitur reagime dhe shqetësim për sigurinë rrugore.

Raste të tilla rikthejnë vëmendjen te pasojat e rënda që sjell shkelja e Kodit Rrugor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit