Nisin deklaratat përmbyllëse në Hagë, Prokuroria kërkon 45 vjet burg për ish-krerët e UÇK-së

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.02.2026, 11:22

Në Gjykatën Speciale në Hagë ka nisur faza përfundimtare e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Nga sot deri më 18 shkurt, palët do të paraqesin deklaratat përmbyllëse, ndërsa seancat pritet të mbahen çdo ditë nga ora 09:00 deri në 16:30. Deklaratat përmbyllëse të Prokurorisë do të zgjasin sot dhe më 10 shkurt, së bashku me ato të Mbrojtjes së Viktimave, ndërsa nga 11 shkurti fjalën do ta kenë ekipet mbrojtëse të të pandehurve.

Prokurorja e Specializuar, Kimberly West, ka kërkuar një dënim të përbashkët prej 45 vjetësh burg për katër të akuzuarit, duke theksuar se dënimi kërkohet për përgjegjësi individuale dhe jo për UÇK-në si organizatë. Ajo ka pretenduar se rreth 100 persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë keqtrajtuar në dhe rreth më shumë se 50 kampe ndalimi të UÇK-së, në kuadër të një përpjekjeje për të ushtruar kontroll në gjithë Kosovën, duke shënjestruar kundërshtarë të perceptuar, përfshirë edhe persona të lidhur me LDK-në, si dhe romë e serbë.

Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë ndalim të paligjshëm, torturë, vrasje, zhdukje me forcë dhe përndjekje, të kryera sipas aktakuzës mes marsit 1998 dhe shtatorit 1999 në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë. Ata janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha akuzat. Pas përfundimit të deklaratave përmbyllëse, çështja kalon te trupi gjykues, i cili pritet të marrë vendim brenda tre muajve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit