Një qytetar ka denoncuar gjendjen tejet të rëndë të një rruge në fshatin Podgorie, rrethi Korçë, Bashkia Maliq.
Sipas denoncimit, rruga është e amortizuar nga balta dhe e vështirë për qarkullimin e banorëve dhe mjeteve, duke shkaktuar probleme të përditshme për komunitetin e zonës.
Banorët e zonës shprehen se prej kohësh kanë kërkuar ndërhyrje për përmirësimin e infrastrukturës, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë konkrete. Gjendja e rrugës përkeqësohet sidomos gjatë reshjeve të shiut, duke e bërë kalimin pothuajse të pamundur dhe duke rritur rrezikun për dëmtime të mjeteve.
Sipas qytetarëve, mungesa e investimeve në këtë zonë ka ndikuar negativisht në jetën e përditshme dhe në zhvillimin e komunitetit.
Ata u bëjnë thirrje bashkisë që të reagojë sa më parë dhe të dërgojë disa kamionë me çakull për rehabilitimin e rrugës pasi vetëm kaq kërkojnë, jo më shumë.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje Dua te publikoj nje ankese per nje rruge ne fshatin podgorie rrethi i korces bashkija maliq e cila eshte ne gjendje shum te rende