Mbi 75 mijë euro të mbledhura për familjen Kola! Detaje nga prokuroria

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.02.2026, 10:26

Mbi 75 mijë euro janë mbledhur brenda dy ditësh në platformën GoFundMe për familjen shqiptare Kola, e cila humbi jetën tragjikisht pak ditë më parë në Porcari, në provincën e Luccas në Itali, si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit. Ngjarja e rëndë dyshohet se është shkaktuar nga një kaldajë gazi në banesën ku jetonte familja.

Fushata e bamirësisë është iniciuar nga Durim Kola, vëllai i 48-vjeçarit Arti Kola. Fondet e mbledhura do të përdoren për mbulimin e shpenzimeve të funeralit dhe për transportin e trupave drejt Shqipërisë, ku pritet të zhvillohen ceremonitë mortore. Dhjetëra donatorë kanë kontribuar me shuma që variojnë nga 50 deri në 500 euro.

Ndërkohë, Prokuroria e Luccas ka nisur një hetim për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të verifikuar përgjegjësitë e mundshme. Sipas mediave italiane, kaldaja ishte e re dhe dyshohet se ishte instaluar nga vetë pronari i banesës. Autoritetet po presin përfundimin e ekspertizës teknike, ndërsa trupat e viktimave pritet të kthehen në Shqipëri për t’u përcjellë në banesën e fundit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit