Shefi i vetëshpallur i qeverisë: Do ngrej flamurin shqiptar dhe atë amerikan

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.02.2026, 09:50

Pofesor Pëllumb Pilinçi në një video-mesazh të publikuar së fundmi u shpreh se është i vërtetë dhe jo mashtrues, duke theksuar se jeton më shumë në avion sesa në tokë, ndërsa merret me çështjet e shqiptarëve dhe të Amerikës.

Shefi i vetëshpallur i qeverisë, shpjegoi edhe arsyet pse shfaqet i rrethuar nga një numër i madh badigardësh, të cilët sipas tij janë falas dhe e mbrojnë, pasi kanë parë se ai po lufton për Shqipërinë. Pilinçi deklaroi se e njeh politikën më mirë se politikanët në Shqipëri, duke shtuar se armiqtë brenda vendit, sipas tij, i “shtyp me këmbë”, ndërsa rreziku më i madh i vjen nga armiqtë jashtë Shqipërisë.

Në fund të mesazhit, Pilinçi tha se do të jetë i vetmi që do të ngrejë dy flamuj, atë shqiptar dhe atë amerikan, kudo nëpër botë. Ai shtoi se ndodhet në mision dhe se punon njëkohësisht për kombin shqiptar dhe atë amerikan.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit