Varrezat e Kavajës të përmbytura dhe pa mirëmbajtje, Qosja në Amerikë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.02.2026, 09:21

Gjendja e varrezave në Kavajë paraqitet alarmante dhe e papranueshme për një qytet që pretendon standarde minimale shërbimi dhe respekti për të ndjerët. Pamjet e fundit tregojnë varre të përmbytura nga uji, terren të baltosur, bar të gjatë dhe mungesë totale mirëmbajtjeje, duke e kthyer këtë hapësirë të shenjtë në një situatë që qytetarët e cilësojnë si katastrofike.

Banorë dhe familjarë të të ndjerëve shprehen të indinjuar, duke theksuar se kjo gjendje është pasojë e neglizhencës së vazhdueshme nga Bashkia e Kavajës. Sipas tyre, pavarësisht ankesave dhe premtimeve të përsëritura për ndërhyrje, asnjë masë konkrete nuk është marrë, ndërsa problemi përkeqësohet sa herë ka reshje shiu.

Në këtë situatë, mungesa e kryetarit të bashkisë, Fisnik Qosja, i cili ndodhet jashtë vendit për një seminar në Shtetet e Bashkuara, ka shtuar edhe më shumë reagimet kritike. Qytetarët kërkojnë llogaridhënie dhe veprime urgjente, duke e konsideruar të papranueshme që një çështje kaq e ndjeshme të lihet pas dore, pa zgjidhje dhe pa asnjë përgjegjësi institucionale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit