Në shumë qytete të SHBA-së, grupi aktivist Bloodstained Men & Their Friends ka ndezur debat publik mbi praktikën e të bërit synet foshnjat e seksit mashkull, duke organizuar demonstrata dramatike që sipas tyre nxjerrin në pah shkelje të të drejtave të njeriut për djemtë e vegjël.
Gjatë protestave të fundit aktivistët veshën rroba të bardha të njollosura me “gjak” të kuq rreth zonës gjenitale teksa në duar mbanin pankarta me mesazhe si “Synetlliku Vret”, “Trupi i Tij, Zgjedhja e Tij” dhe “Prerja e Penisit Është Krim Seksual”.
Organizatorët thonë se veshjet u zgjodhën për të tërhequr vëmendjen mbi prerjen e lëkurës së organit gjenital mashkullor tek djemtë e porsalindur, një praktikë që ata e konsiderojnë jo-konsensuale dhe të dëmshme, dhe kanë inkurajuar mbulim mediatik në rrugë dhe sheshe publike.
Ata thanë për gazetarët se besojnë se ligji amerikan mbron vajzat nga prerja gjenitale, ndërsa lë djemtë pa të njëjtat mbrojtje.