Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë, ku një automjet me targa AB461, i drejtuar nga shtetasi E.H., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me kangjellat mbrojtëse anës rrugës.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Burime bëjnë me dije se shoferit iu nënshtrua testit të alkoolit, i cili rezultoi 0.95 mg/l në të dy matjet. Rrethanat e aksidentit janë në hetim nga autoritetet përkatëse.