Eva Hanko, psikopatja e Tiranës që vret mace endet e lirë!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 08.02.2026, 21:13

Prej më shumë se tre vitesh, banorë dhe aktivistë për mbrojtjen e kafshëve deklarojnë për JOQ se kanë denoncuar vazhdimisht një rast të rëndë të vrasjeve të maceve në Tiranë. Eva Hanko, një grua me prirje psikopatike, në mes të ditës dhe në sy të qytetarëve, ka keqtrajtuar dhe vrarë mace në rrugët e kryeqytetit.

Qytetarët thonë se rasti është dokumentuar disa herë me video dhe prova të tjera, ndërsa pretendojnë se episodet mund të jenë edhe më të shumta se sa ato të regjistruara. Ata e përshkruajnë situatën si alarmante dhe shqetësuese për komunitetin.

Sipas raportimeve të tyre, policia ka reaguar në disa raste dhe çështja është referuar në Prokurori. Megjithatë, banorët e pallatit ku jeton gruaja pretendojnë se episodet e dhunës ndaj kafshëve vijojnë, ndërsa ajo endet e lirë duke kërkuar macen e radhës për ta vrarë.

Një nga rastet më të fundit, sipas dëshmive të komunitetit, përfshin ndërhyrjen e një vullnetareje, e cila me ndihmën e policisë ka marrë një mace nga banesa e gruas, pasi kafsha dëgjohej duke qarë në ballkon.

Banorët ngrenë shqetësime edhe për aspektin e shëndetit mendor, duke kërkuar që institucionet përkatëse të vlerësojnë situatën dhe të ndërhyjnë nëse është e nevojshme.

Ata kërkojnë arsyen pa përgjigje se pse Policia e paaftë e Shtetit nuk ndërhyn për të arrestuar këtë grua të rrezikshme për komunitetin dhe kafshët e rrugëve!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit