Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një video-denoncim nga zona e Astirit në Tiranë, konkretisht në Rrugën “Fejzi Himzo 51”, ku sipas tij, rruga e dedikuar për kalimin e karrocave është bllokuar nga automjete të parkuara gabim.
Në pamjet e dërguara, qytetari shfaqet me një fëmijë në karrocë dhe tregon vështirësinë për të kaluar për shkak të mjeteve që kanë zënë hapësirën e dedikuar për prindërit me fëmijë dhe personat me aftësi të kufizuara.
“Sic e shihni këtu është rruga e kalimit të karrocave dhe zotërinjtë me makina të bukura e bllokojnë. Ja dhe makina tjetër që pengon rrugën e kalimit të karrocave. Ja njëri, ja dhe tjetri. Ju lutem postojeni,” – shprehet ai në video.
Denoncuesi i bën thirrje Policisë së Shtetit që të marrë masa ndaj drejtuesve të mjeteve që, sipas tij, nuk respektojnë hapësirat publike dhe e bëjnë të pamundur lëvizjen e lirë të prindërve me karroca në kryeqytet.
Sipas qytetarit, situata të tilla janë kthyer në shqetësim të përditshëm dhe po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë lëvizjen në rrugët e Tiranës për familjet me fëmijë të vegjël.
Denoncimi është dërguar në redaksi me kërkesë për anonimatin e qytetarit.