Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me incidentin ku mbeti i dhunuar avokati i njohur Kujtim Cakrani, përfaqësues ligjor i ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Ngjarja u shënua gjatë ditës së sotme në qytetin e Vlorës.
Sipas informacioneve të fundit, Cakrani ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr trajtim mjekësor në repartin e kirurgjisë.
Burime pranë hetimit bëjnë me dije se avokati është përfshirë në një konflikt me disa persona në ambientet e një pike karburanti, për motive që ende nuk janë sqaruar plotësisht. Gjatë përplasjes, ai dyshohet se është goditur në fytyrë me derën e një automjeti, duke pësuar dëmtime që kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe dinamikën e kësaj ngjarjeje.