Privatizimi i hoteleve në Kosovë: Kush i bleu 22 objekte që u shitën për vetëm 25 milionë euro?

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.02.2026, 17:49

Procesi i privatizimit në Kosovë ka nisur në vitin 2003, fillimisht nën administrimin e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit (AKM), e më pas është vazhduar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) pas vitit 2009. Ky proces ka përfshirë shitjen e qindra ndërmarrjeve dhe aseteve shoqërore në sektorë të ndryshëm, përfshirë industrinë, tregtinë, tokat bujqësore, si dhe sektorin e hotelerisë.

Sipas të dhënave zyrtare të AKP-së, tw cilat i ka nxjerr Kujdestari.info, deri më 28 shkurt 2023, në Kosovë janë privatizuar gjithsej 22 hotele, me një vlerë totale të shitjes prej 25.43 milionë euro. Këto objekte janë shitur kryesisht përmes metodës së spin-off-it të rregullt, ndërsa privatizimi i tyre përbën rreth 3.3 për qind të vlerës së përgjithshme të privatizimit në Kosovë.

Privatizimi i hoteleve ka ndodhur kryesisht gjatë viteve 2004–2006, periudhë që përkon me valën më intensive të privatizimit të aseteve shoqërore në vend.

Sipas dokumenteve zyrtare të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, në periudhën 2004–2006 janë privatizuar 22 hotele në Kosovë, për një vlerë totale prej mbi 25 milionë euro, ku blerësit kanë qenë kompani dhe individë kryesisht nga Kosova.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit