Ish-ushtarit të UÇK-së i caktohen 30 ditë paraburgim nga gjykata në Beograd

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.02.2026, 16:42

Autoritetet gjyqësore serbe ia kanë caktuar 30 ditë paraburgim në Beograd shtetasit të Republikës së Kosovës, Mithat Llozhanin, i ndaluar para tre ditësh nga policia serbe.

Lajmin e kanë konfirmuar të afërm të Llozhanit.

“Sot ia kanë caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë dhe e kanë çu në Beogrard”, citohet të ketë thënë një i afërm i ish ushtarit të UÇK-së.

Llozhani, ish ushtar i UÇK-së, po udhëtonte nga Gjermania për në Kosovë përmes Serbisë kur ai u ndalua dhe gjatë kontrollit iu gjet kartela e veteranit.

Ministria e Jashtme e Kosovës, ka bërë të ditur se Zyra Ndërlidhëse në Serbi ka njoftuar për rastin Delegacionin e Bashkimit Europian në Serbi, si dhe ka dërguar nota verbale pranë misioneve diplomatike të vendeve të Quint-it të akredituara në Serbi, me qëllim sigurimin e angazhimit të partnerëve ndërkombëtarë në mbrojtje të të drejtave dhe sigurisë së shtetasit të Republikës së Kosovës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit