I pastrehë dhe i braktisur nga shteti, i moshuari ushqehet me mbetjet e kazanëve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.02.2026, 15:50

Një qytetare nga Bilishti i është drejtuar redaksisë tonë për të kërkuar ndihmë për një person të pastrehë që jeton në kushte ekstreme varfërie dhe mbijeton duke u ushqyer në kazanët e mbeturinave.

Ajo thotë se gjendja e tij është mjaft e mjerueshme, nuk ka asnjë strehë, nuk është larë prej kohësh dhe nuk merr asnjë lloj përkujdesjeje.

Për të mbijetuar, ai detyrohet të konsumojë ushqime të hedhura, madje edhe vaj makinash, çka tregon nivelin alarmant të braktisjes dhe rrezikut për shëndetin e tij.

Qytetarja shpreson që pas këtij publikimi, institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë duke i ofruar ndihmën e menjëhershme, ushqim, veshje dhe një vend ku të strehohet.

Mesazhi i vajzës:

Pershendetje JOQ! Po ju dergoj kete foto nga qyteti i Bilishtit ku shihet nje person i pastrehe qe jeton ne kushte shume te renda dhe ushqehet ne kazanat e mbeturinave per te mbijetuar. Gjendja e tij eshte shume e mjerueshme, i palare prej kohesh dhe pa asnje strehe apo perkujdesje. Ai detyrohet te haje ushqime te hedhura, madje edhe vaj makinash, vetem per te mbijetuar. Eshte nje pamje shume e dhimbshme dhe tregon sa i braktisur eshte. Shpresoj qe publikimi i ketij rasti te sensibilizoje institucionet qe t’i ofrojne ndihme, ushqim, veshje dhe nje vend ku te strehohet. Faleminderit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit