Hajduti durrsak vjedh stekën me “Marlboro Gold” dhe ia mbath me të katërta

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 08.02.2026, 15:37

Një qytetar ka denoncuar një ngjarje shqetësuese që ka ndodhur në biznesin e tij, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar dhe ndëshkuar përgjegjësit.

Sipas raportimit të tij dhe pamjeve filmike që ka siguruar, një i ri është afruar pranë kasës dhe ka kërkuar një stekë cigare Marlboro Gold. Pasi punonjësi ia ka dhënë, i riu e ka marrë produktin dhe është larguar me vrap.

Pamjet tregojnë më pas se ai është futur në një automjet me targë 003 dhe është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Qytetari apelon që hajduti të kthejë paratë dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve që mund ta njohin të kontaktojnë me të, për ta ndihmuar në identifikimin e personit përgjegjës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit