Datën e skadencës e ka në prill, djathi “Erzeni” myket që tani

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.02.2026, 15:20

Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë tonë një rast shqetësues lidhur me një pako djathi që ka blerë te “Xhangolli” në zonën e Delijorgjit.

Sipas qytetarit, djathi i dhisë “Erzeni”, i cili kishte afat skadence deri më 17 prill ishte i prishur dhe me shenja të dukshme myku, edhe pse jemi ende në muajin shkurt.

Qytetari shprehet se ky rast është i papranueshëm dhe ngre shqetësime serioze për sigurinë ushqimore dhe kontrollin e cilësisë së produkteve të qumështit në tregjet lokale.

Ai kërkon që autoritetet kompetente të ndërhyjnë dhe të kryejnë inspektime për të parandaluar rreziqe të ngjashme për konsumatorët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit