U dhunua nga dy persona, avokati i Metës: Më ofenduan dhe goditën

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.02.2026, 15:21

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, është dhunuar sot rreth orës 13:30 në një karburant në qytetin e Vlorës. Sipas Cakranit, dy persona të panjohur e kanë sulmuar papritmas, duke e ofenduar dhe sharë, dhe më pas kanë kaluar në dhunë fizike. Ai tha se konflikti mund të ketë nisur për shkak të një parkimi, por nuk është i sigurt nëse kjo ishte arsyeja e vërtetë e ngjarjes.

Dy agresorët e goditën me një mjet prerës në pjesën e pasme të kokës, duke i shkaktuar një frakturë të rëndë. Pas incidentit, avokati u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës dhe u shtrua në reanimacion për trajtim. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe për të identifikuar autorët.

“Ishin dy çuna me një makinë, të cilët pasi më provokuan, më dhunuan fizikisht. Nuk i njoh ata. Me njërin po bisedoja, tjetri më goditi pas koke. Ka ndodhur në hyrje të Vlorës, në një pikë karburanti. Nuk e kam idenë. Erdhën aty provokuan dhe më pas filluan me fjalë fyese. Ata dolën nga makina, më dhunuan. Ka qenë me mjet prerës. Më goditën pas koke. Unë isha ulur në makinë. Njëri nga dritarja po më ofendonte, kurse tjetri hyri nga dera e pasagjerit dhe më goditi. Më thanë: ‘Pse ke parkuar keq makinën. Ke zënë gjithë karburantin’. Pra ishte një mënyrë, një formë provokimi. Nuk i njoh të dy. Ishin moshë e re”, tha Cakrani.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit