Rruga "Sotir Caci" në Golem ka disa javë që është mbushur me mbeturina, pasi nuk ka pastruar asnjëherë. Rrugët nuk pastrohen dhe duket sikur ndërmarrja e pastrimit ka ndërprerë aktivitetin e saj, duke u ndalur për pushimet dimërore. Situata është e papranueshme, pasi pastrimi i rrugëve ka munguar që nga muaji shtator.
Gjendja e kazaneve është gjithmonë e njëjtë, me mbeturina të grumbulluara, dhe kjo problematikë nuk zgjidhet as gjatë fundjavave. Banorët dhe qytetarët janë të shqetësuar për këtë situatë, duke kërkuar ndërhyrjen e shpejtë të autoriteteve dhe pastrimin e rrugëve dhe hapësirave publike.
"Rruga "Sotir Caci" në Golem ka 3-4 javë që mbeturinat janë lënë kështu. Rrugët nuk pastrohen, dhe duket sikur ndërmarrja e pastrimit është në pushim dimri. Që pas muajit shtator nuk ka pastruese nëpër rrugë, dhe gjendja e kazaneve është gjithmonë kështu. Të paktën, edhe gjatë fundjavave është e njëjta gjendje", shkruan banori.