“Rruga e varrezave në Stojan, e lënë në mëshirë të fatit nga Bashkia Mat”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 08.02.2026, 15:00

Banorët e fshatit Stojan, në Mat, denoncojnë gjendjen e rëndë të rrugës që të çon drejt varrezave. Sipas tyre, rruga është e dëmtuar rëndë, duke e bërë të pamundur kalimin e automjeteve, ndërsa edhe qarkullimi i këmbësorëve është kthyer në një vështirësi serioze.

Gropat e shumta, balta dhe mungesa totale e mirëmbajtjes e kanë kthyer këtë aks në pothuajse të pakalueshëm, duke sjellë rrezik dhe shqetësim të përditshëm për banorët. Situata bëhet edhe më e rëndë në momente të ndjeshme, kur qytetarët duhet të përcjellin për në banesën e fundit të afërmit e tyre.

Në mesazhin e dërguar pranë redaksisë, banorët u bëjnë thirrje institucioneve që të reagojnë dhe të mos e neglizhojnë më këtë problem:

“Punoni dhe vidhni më pak, sepse asgjë nuk do merrni me vete. Shtoni rrugët e varrezave, sepse edhe ju një ditë do të përfundoni aty.”

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për rregullimin e rrugës, duke theksuar se bëhet fjalë për respekt, dinjitet dhe nevojë minimale për komunitetin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit