Dhunohet në Vlorë avokati Kujtim Cakrani, mbrojtësi ligjor i Metës përfundon në spital

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.02.2026, 14:48

Avokati Kujtim Cakrani ka rënë pre e një sulmi brutali mesditën e sotme në Vlorë. Sipas informacioneve të para, persona ende të pa identifikuar kanë goditur fizikisht Cakranin në një pikë karburanti, pas një konflikti të çastit me disa individë të tjerë. Sulmi ka qenë i dhunshëm dhe avokati ka marrë dëmtime nga ky incident.

Pas sulmit, Cakrani është dërguar menjëherë në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa ende nuk ka detaje të plota mbi gjendjen e tij shëndetësore. Autoritetet lokale dhe policia po punojnë për të zbardhur ngjarjen dhe për të identifikuar autorët e sulmit, dhe pritet një njoftim i mëtejshëm nga ana e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit