Përplasje me Al-Nassr, e ardhmja e Ronaldos në pikëpyetje

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 08.02.2026, 13:57

E ardhmja e Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite po kthehet në një temë gjithnjë e më të nxehtë. Ylli portugez raportohet se ka pasur përplasje me drejtuesit e Al-Nassr për shkak të pakënaqësisë së thellë ndaj strategjisë së klubit në merkato, veçanërisht kur investimet krahasohen me ato të rivalëve direkt të Ligës Saudite.

Zhgënjimi i pesë herë fituesit të Topit të Artë u thellua gjatë merkatos së janarit, ku Al-Nassr nuk arriti të afrojë asnjë përforcim madhor nga kampionatet kryesore evropiane. Situata u tensionua edhe më shumë pas largimit të Karim Benzemas drejt Al-Hilal, një zhvillim që, sipas raportimeve, ka rritur ndjeshëm përplasjet mes Ronaldos dhe klubit.

Si shenjë pakënaqësie, 41-vjeçari thuhet se mungoi në disa ndeshje, duke shtuar spekulimet për një “grevë” të heshtur. Edhe pse kontrata e tij me Al-Nassr skadon në vitin 2027 dhe klubi dëshiron ta mbajë, një largim i mundshëm në verë nuk përjashtohet.

Sa i përket së ardhmes, disa skenarë janë në tryezë. Një rikthim te Sporting Lisbona shihet si alternativa më romantike, ndërsa Inter Miami përmendet si një opsion shumë joshës në aspektin mediatik. Në Itali, Como 1907 shfaqet si një pistë surprizë, ndërsa nuk përjashtohet as kalimi te Al-Hilal, duke qëndruar në Arabinë Saudite. Në prapaskenë, përflitet edhe për një rikthim të bujshëm te Manchester United, pavarësisht ndarjes së trazuar në të kaluarën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit