Durrsakët pa ujë edhe në mes të dimrit: S’kemi me çfarë të lajmë fëmijët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.02.2026, 13:48

Banorët e zonës së Plazhit në Durrës raportojnë mungesë uji që prej tre ditësh, një situatë shqetësuese, veçanërisht në dimër.

Qytetarët shprehen se dimri është i vështirë pa ujë pasi kanë edhe fëmijë të vegjël që duhen larë dhe çuar në shkollë.

Ata thonë se qyteti bregdetar s’mund të presë turistë në këtë gjendje pasi vetë vendasit po detyrohen të marrin ujë kanalesh për higjienën e banjove në banesat e tyre.

Banorët kanë bërë disa ankesa te Ujësjellës por deri më tani nuk kanë asnjë shpjegim për shkaqet e ndërprerjes dhe kohëzgjatjen e rikthimit të furnizimit.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje Joq! Kemi 3 dite pothuajse qe svjen uji ne plazh. Vende vende ka probleme se di pse .kemi femije te vegjel .Nuk e di cfare po ndodh me qytetin tone te bukur te Durresit, qe do presim turista

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit