Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ nga banorët e fshatit Matohasanaj në Tepelenë, të cilët raportojnë se pas përmbytjeve të fundit nuk ka pasur asnjë ndihmë nga bashkia apo nga emergjencat civile.
"Përshëndetje JOQ, si jeni? Desha të bëja një denoncim. Në fshatin Matohasanaj të Tepelenës nuk ka patur asnjë ndihmë nga bashkia apo emergjenca civile pas përmbytjeve. Kemi dalë vetë si banorë në krye të detyrës", shkruan banori.
Sipas tyre, pavarësisht situatës së krijuar, institucionet përgjegjëse nuk kanë reaguar, duke i lënë banorët të përballen të vetëm me pasojat e përmbytjeve. Në mungesë të çdo mbështetjeje, vetë banorët kanë dalë në terren për të pastruar rrugët dhe për të rikthyer minimalisht qarkullimin, duke punuar me mjete rrethanore.