“Rrugët shqiptare si arena lufte, kush të parakalojë i pari”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 08.02.2026, 13:08

Rrugët e vendit tonë prej kohësh janë shndërruar në një nga hapësirat më të rrezikshme për shoferët dhe përdoruesit e tjerë të rrugës. Parakalimet e gabuara, të kryera pa kriter dhe në shkelje të rregullave bazë të qarkullimit, po kthehen çdo ditë në një kërcënim serioz për jetën e të gjithëve.

Pakujdesia në timon dhe nxitimi i pakuptimtë kanë sjellë jo pak aksidente me pasoja fatale, duke e bërë sigurinë rrugore një problem gjithnjë e më shqetësues. Qytetarë të shumtë raportojnë raste të përsëritura ku drejtues mjetesh kryejnë parakalime të rrezikshme, duke sfiduar jo vetëm ligjin, por edhe fatin.

Së fundmi, është raportuar një tjetër rast parakalimi i kryer në kthesë, një manovër kjo rreptësisht e ndaluar, pasi pamundëson shikueshmërinë dhe rrit ndjeshëm rrezikun e përplasjes ballore. Fatmirësisht, këtë herë ngjarja ka kaluar pa pasoja, por rreziku që mbartin veprime të tilla mbetet i lartë dhe alarmues.

Këto raste janë një tjetër sinjal se mungesa e kujdesit dhe respektit për rregullat e qarkullimit rrugor vazhdon të jetë një problem serioz, ndërsa pasojat mund të jenë të parikthyeshme

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit