Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në zonën e Laprakës, ku dy të rinj kanë humbur kontrollin e mjetit me të cilin lëviznin dhe janë përplasur me barrierat metalike të rrugës.
Një qytetar që ishte dëshmitar i këtij aksidenti, që për fat të mirë s’pati pasoja tragjike, thotë se dy të rinjtë ishin në gjendje të dehur dhe kaluan semaforët e kuq me shpejtësi skëterrë.
Si qytetar, ai u ka dhënë ndihmën e parë duke njoftuar menjëherë edhe ambulancën pasi njëri prej tyre ishte dëmtuar rëndë. Por ai u bën thirrje të rinjve që mos të konsumojnë alkool kur janë në timon dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe shpejtësinë pasi
nuk rrezikojnë vetëm veten e tyre por edhe të tjerët.
Autoritetet ende nuk kanë dhënë informacion zyrtar mbi gjendjen e të lënduarve, ndërsa rruga mbetet një pikë shqetësimi për shpejtësinë dhe respektimin e rregullave të qarkullimit.
Mesazhi i qytetarit:
Pershendetje! Nje aksident i frikshem ka ndodhur mbreme ne laprak! Dy te rinj ne gjendje te dehur me shpejtesi mbi 200 km ne ore duke i kaluar semaforet me te kuq e humben kontrollin dhe shkaktuan kete aksident! U perplasen para syve te mi,kam ndaluar i dhash ndihmen e pare njoftova ambulancen sepse njeri prej tyre u demtua me shume. Doja vetem ti thoja te rinjeve te lutem mos konsumoni alkol dhe ti jepni makines Do na marrin qaf neve dhe veten