Një zjarr ka rënë mëngjesin e së dielës brenda memorialit kushtuar viktimave të tragjedisë së Crans-Montana, i cili ndodhet në qendër të fshatit. Sipas Policisë së kantonit Vallese, ndërhyrja e zjarrfikësve ishte e menjëhershme dhe flakët u shuan shpejt, pa shkaktuar persona të lënduar.
Autoritetet bëjnë me dije se ka nisur një hetim për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e këtij incidenti.
Tragjedia e rëndë e Crans-Montanës tronditi opinionin publik natën e ndërrimit të viteve, kur një zjarr në një bar, ku dhjetëra të rinj po festonin ardhjen e vitit 2026, i mori jetën 41 personave.