Rrëshqitje dherash në Fresk, rrezikohen pallatet, asnjë masë nga bashkia

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.02.2026, 12:28

Në zonën e Freskut, pranë Thesarit, në rrugën “Muhamed Deliu”, është shfaqur një rrëshqitje dherash që paraqet rrezik serioz për pallatet e ndërtuara në pjesën e sipërme të kodrës.

Situata është e dukshme dhe shqetësuese për banorët e zonës, të cilët kanë frikë për sigurinë e banesave dhe kalimtarëve.

Kjo gjendje vazhdon prej rreth një jave, ndërsa deri më tani nuk është marrë asnjë masë nga institucionet përgjegjëse, as për stabilizimin e terrenit dhe as për pastrimin e rrugës nga dherat e rëna.

"Përshëndetje JOQ! Ndodhemi në zonën e Freskut, afër Thesarit, te rruga Muhamed Deliu. Ka rrëshqitje dherash. Siç dallohet, ekziston rrezik për pallatet që ndodhen lart në kodër. Kjo gjendje vazhdon prej një jave dhe deri tani nuk është marrë asnjë masë, as për pastrimin e rrugës", shkruan banori.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit