Sheshi i importit në Portin e Durrësit është kthyer në një makth të vërtetë për drejtuesit e mjeteve për shkak të mbingarkesës së madhe.
Ata thonë se hapësira e kufizuar nuk përballon fluksin e mjeteve, duke bërë që qindra kamionë të qëndrojnë në radhë për orë të tëra në pritje të përpunimit të dokumentacionit dhe hyrjes në port.
Drejtuesit e mjeteve shprehen se vonesat janë të shpeshta dhe se kushtet e pritjes janë të vështira.
Sipas tyre, situata është pasojë e mungesës së zgjerimit të portit dhe e kapaciteteve të pamjaftueshme për të përballuar volumin në rritje të importeve. Pavarësisht ankesave të vazhdueshme, deri më tani nuk është marrë asnjë masë konkrete për të lehtësuar trafikun dhe për të përmirësuar kushtet e punës për transportuesit.
Denoncimi i qytetarit:
Përshëndetje po e pat të arsyeshme publikojeni anonim Sheshi importit të mallrave Në port dmth aty hyjn kamionat që vijn