Arrestohet në Spanjë shqiptari i shumëkërkuar për trafik ndërkombëtar kokaine

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.02.2026, 09:50

Në një operacion të përbashkët policor ndërkombëtar mes Italisë dhe Spanjës është arrestuar një shtetas shqiptar, i shumëkërkuar nga drejtësia italiane për trafik ndërkombëtar kokaine. Arrestimi u krye në Spanjë, ku shqiptari me origjinë nga Durrësi ishte fshehur prej vitit 2004, ndërsa ndaj tij kishte një urdhër kërkimi ndërkombëtar dhe dënim të formës së prerë në mungesë.

Sipas Policisë dhe Karabinierisë së Fermo-s, i arrestuari kërkohej për vuajtjen e një dënimi të mbetur prej 4.5 vitesh burgim si dhe për një gjobë rreth 9 mijë euro. Ai ishte shpallur fajtor për komplot për shpërndarjen e narkotikëve dhe për posedim të paligjshëm armësh, vepra të kryera në territorin italian, në kuadër të një grupi kriminal të strukturuar.

Media italiane bën me dije se shqiptari, së bashku me persona të tjerë, kishte siguruar dhe shpërndarë sasi të mëdha kokaine, të barasvlershme me rreth 340 doza mesatare ditore, si dhe heroinë, marihuanë dhe substanca të tjera narkotike. Ai gjithashtu kishte poseduar rreth 2 kilogramë marihuanë dhe municione për armë zjarri pa leje. Aktualisht, i arrestuari ndodhet në dispozicion të Gjykatës Qendrore Kombëtare të Madridit, në pritje të procedurave të ekstradimit drejt Italisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit