Prodhimi po kalbet në magazina, fermerët e Maliqit mbeten pa treg

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.02.2026, 09:35

Qindra kuintal prodhime bujqësore kanë mbetur të pashitura nga fermerët e fushës së Maliqit. Misri, patatja, qepa dhe gruri – kulturat bazë të kësaj zone – po grumbullohen në magazina, duke rritur shqetësimin te fermerët.

Skënder Hamzaj, një nga fermerët kryesorë të fshatit Drithas, kultivon grurë dhe misër. Ai tregon se ka mbi 500 kuintal misër të pashitur, ndërsa edhe gruri vijon të mbetet stok. Sipas tij, një nga arsyet kryesore të mungesës së tregut lidhet me uljen e numrit të krerëve të bagëtive, çka ka ndikuar drejtpërdrejt në rënien e kërkesës për misër.

Në të njëjtën situatë ndodhet edhe Robert Qeleshi, fermer nga fshati Zvirinë i bashkisë së Maliqit, i cili, ashtu si shumë fermerë të tjerë të zonës, ka sasi të konsiderueshme prodhimi të pashitur.

Aktualisht, vetëm në fushën e Maliqit janë të kultivuara rreth 4000 hektarë misër, rreth 600 hektarë patate dhe misër, si dhe 650 hektarë qepë, një sipërfaqe e konsiderueshme që rrezikon të mos kthehet në të ardhura për fermerët në mungesë të tregut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit