Disa fshatra në qarkun e Lezhës vijojnë të mbeten pa energji elektrike që prej mbrëmjes së kaluar, duke shkaktuar vështirësi të shumta për banorët. Mungesa e furnizimit ka prekur zona si Balldreni, Torovica, Malecaj, si dhe disa fshatra të tjerë përreth, ku aktiviteti i përditshëm është paralizuar.
Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga institucionet përgjegjëse lidhur me shkakun e ndërprerjes apo afatin e rikthimit të energjisë. Banorët shprehen të shqetësuar për situatën dhe kërkojnë ndërhyrje sa më të shpejtë për zgjidhjen e problemit.