Tiranë: Gjysh Musai ka humbur, a e ka parë dikush?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.02.2026, 01:19

Një apel urgjent ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania për gjetjen e një të moshuari që ka humbur kontaktet me familjen që prej mëngjesit të së shtunës.

Bëhet fjalë për Musa Hysenllari, 78-vjeç, banues në zonën e Kinostudios, Tiranë. Sipas familjarëve, ai është parë për herë të fundit pranë mensës “Alma” në Kinostudio dhe prej atij momenti nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Familjarët bëjnë me dije se 78-vjeçari nuk ka me vete telefon apo mjet tjetër komunikimi, duke e bërë të pamundur kontaktin me të.

Të afërmit janë shumë të shqetësuar dhe kërkojnë ndihmën e qytetarëve. Çdokush që mund ta ketë parë apo të ketë informacion për vendndodhjen e tij, lutet të kontaktojë menjëherë në numrin: 069 401 9992.

Çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë i rëndësishëm për familjen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit