Një qytetar i është drejtuar mbrëmjen e sotme redaksisë së JOQ Albania duke denoncuar një manovër të rrezikshme në zonën e ish-Kënetës në Durrës.
Sipas tij, teksa po lëvizte me mjetin e tij me shpejtësi rreth 45-50 km/h, brenda kufirit të lejuar prej 50 km/h, një automjet tip 'Range Rover', me targa AB 020 MZ, ka kryer parakalim nga krahu i djathtë, manovër kjo që në rrethana të tilla ndalohet nga Kodi Rrugor.
Në pamjet e dërguara nga kamera e automjetit (dashcam), shihet momenti kur mjeti në fjalë futet përpara dhe më pas frenon në mënyrë të menjëhershme. Denoncuesi pretendon se frenimi është bërë me qëllim, duke e vënë në rrezik për përplasje.
“Ju lutem postojeni, bëri parakalim në krah të djathtë në zonë urbane në Durrës ku tabela është 50 km/h dhe frenoi me qëllim për të më përplasur. Është bërë rruga si xhungël!”, – shkruan ai.
Rastet e tilla rikthejnë shqetësimin për respektimin e rregullave të qarkullimit në zonat urbane, ku manovrat e rrezikshme mund të çojnë në pasoja serioze.