Pagova 9 200€, Gentian Sejdini dhe Rozalina Sabli më mashtruan dhe nuk më japin qentë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 07.02.2026, 21:00

Një shtetase zviceriane me banim në Zvicër i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një rast të rëndë mashtrimi, për të cilin policia është vënë në dijeni prej kohësh, por deri më tani është mjaftuar vetëm me shpalljen në kërkim të administratorëve, pa asnjë veprim konkret.

Bëhet fjalë për qendrën e trajnimit të qenve “Dog Training Desy”, e denoncuar edhe më herët nga qytetarë të tjerë pranë redaksinë sonë. Administratorë të kësaj qendre janë Gentian Sejdini dhe bashkëshortja e tij Rozalina Sabli, të cilët, sipas denoncueses, i kanë marrë shumën 9 200 euro për trajnimin dhe mbajtjen e qenve të saj.

Sipas saj, të gjitha pagesat janë kryer përmes Western Union, ndërsa prej disa ditësh ajo nuk ka më asnjë informacion për fatin e qenve. Çdo përpjekje për të kontaktuar administratorët për t’i marrë qentë ka dështuar, pasi është bllokuar në çdo formë komunikimi dhe nuk ka arritur të ketë asnjë përgjigje prej tyre.

Së fundmi, i është drejtuar Policisë së Durrësit dhe shërbimit veterinar për ndihmë, por sipas saj edhe këto institucione nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim real, duke e lënë të vetme dhe pa asnjë informacion për fatin e qenve.

Problemi nuk përfundon këtu, pasi në redaksi kanë mbërritur dhjetëra denoncime të tjera për këtë qendër, e cila dyshohet se ka ndërtuar një skemë të thjeshtë, por të rrezikshme mashtrimi, duke përdorur kafshët për të zhvatur qytetarët.

Redaksia e JOQ Albania i bën thirrje urgjente Policisë së Shtetit dhe të gjitha institucioneve përgjegjëse që të reagojnë menjëherë, të zbardhin fatin e qenve dhe të vënë para përgjegjësisë ligjore personat e përfshirë.

Gentian Sejdini, Rozalina Sabli, Dog Training Desy, mashtrim, qentë, 9 200 euro, Western Union, tetor 2025, policia Durrës, shërbimi veterinar, denoncime, falsifikim dokumentesh, titer test, klinika veterinare, Shqipëri, autoritetet italiane, ndërkombëtar, skemë mashtrimi, institucione përgjegjëse, JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit