“I përfshirë në dosjen Epstein, nis hetimi ndaj ish-ministrit të Kulturës në Francë”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 07.02.2026, 20:09

Autoritetet franceze kanë hapur një hetim ndaj ish-ministrit të Kulturës, Jack Lang, dhe vajzës së tij, Caroline Lang, për dyshimin e “mashtrimit të rënduar tatimor dhe pastrimit të parave”. Hetimi lidhet me lidhjet e tyre me Jeffrey Epstein, i dënuar për abuzime seksuale.

Zyra e Prokurorit Financiar Kombëtar konfirmoi të shtunën nisjen e hetimit, por nuk dha detaje të mëtejshme. Sipas dokumenteve të publikuara javën e kaluar nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, Epstein dhe Lang kishin korresponduar me ndërprerje midis vitit 2012 dhe vdekjes së financierit në burg në 2019.

Mediat franceze, raportojnë se hetimi paraprak u hap pas publikimit të dokumenteve amerikane që zbulojnë vite të tëra korrespondence dhe lidhjesh financiare mes Lang dhe Epstein.

Ndërkohë, po rritet presioni mbi Jack Lang që të japë dorëheqjen si president i Institutit të Botës Arabe në Paris. Ai është thirrur të paraqitet të dielën në Ministrinë e Jashtme, e cila mbikëqyr institucionin kulturor dhe kërkimor që promovon të kuptuarit e botës arabe.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit