Distria Krasniqi xhudistja kosovare triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në Grand Slam

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 07.02.2026, 19:54

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, vazhdon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare, duke i sjellë Kosovës një tjetër sukses. Ajo fitoi medaljen e artë në Grand Slam e Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë, duke mposhtur në finale spanjollen Ariane Toro Soler me Ippon për më pak se 10 sekonda.

Garën, Krasniqi e nisi nga raundi i dytë, ku dominoi ndaj francezes Alicia Marques. Në çerekfinale, ajo arriti një fitore të vështirë ndaj brazilianes Larissa Pimenta, ndërsa në gjysmëfinale triumfoi mbi Amandine Buchard.

Me këtë fitore, Krasniqi regjistron suksesin e nëntë në Grand Slam e Parisit dhe konfirmon statusin e saj si një nga xhudistet më të mira në botë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit