Pezullimi i Ballukut, pamje nga festa me fishekzjarre në burgun e Durrësit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.02.2026, 14:27

Gjykata Kushtetuese vendosi mbrëmjen e djeshme, më 6 shkurt, të rikthejë pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra, duke rrëzuar kërkesën ankimore të kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit kishte kërkuar që vendimi i GJKKO-së për pezullimin e saj të shpallej antikushtetues.

Vendimi i Kushtetueses është pritur me entuziazëm në burgun e Durrësit, ku vuajnë dënimin disa ish-zyrtarë të Partisë Socialiste, mes tyre kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe ish-ministri Ilir Beqaj. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, jashtë ambienteve të IEVP Durrës janë hedhur fishekzjarrë, duke u kthyer në një formë feste.

Hedhja e fishekzjarrëve pranë burgut të Durrësit nuk është një rast i vetëm, pasi një situatë e ngjashme u shënua edhe më 3 nëntor të vitit të kaluar, kur Gjykata Kushtetuese riktheu në detyrë Erion Veliajn. Ndërkohë, edhe në Fier, më 12 dhjetor, militantë të Belinda Ballukut kishin festuar me fishekzjarrë rikthimin e saj të përkohshëm në detyrë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit