Detaje nga vdekja e 4-vjeçarit në Vlorë, dyshohet se i bëri reaksion mjalti

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.02.2026, 14:06

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e regjistruar këtë të shtunë në Vlorë, ku një fëmijë 4-vjeçar u dërgua pa shenja jete në spitalin rajonal.

Pak më herët u raportua se i mituri kishte një javë me temperaturë dhe të vjella, ndërkohë sipas informacioneve thuhet se i mituri ka konsumuar mjaltë dhe ky i fundit i ka bërë reaksion.

Familjarët e kanë transportuar me urgjencë nga Palasa drejt Orikumit, ku më pas është ndërhyrë nga ambulanca e Orikumit për ta dërguar drejt spitalit të Vlorës, por fatkeqësisht i mituri ka mbërritur pa shenja jete.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes. Policia ende nuk ka dalë me një reagim zyrtar në lidhje me ngjarjen, ndërkohë që hetimet vijojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit