Banori i Rrjollit ia plas në fytyrë Berishës: A mos ke dorë edhe ti në ktë mes?!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 07.02.2026, 14:35

Teksa tensionet në zonën e Rrjollit në Velipojë kanë arritur kulmin për shkak të ndërtimit të një resorti turistik mbi toka që banorët i pretendojnë të tyret, një reagim i ashpër ka ardhur nga terreni drejtuar kreut të opozitës, Sali Berisha.

Në ditën e gjashtë të qëndresës, ku banorët janë përplasur fizikisht me policinë dhe kanë bllokuar mjetet e rënda të firmës ndërtuese, një prej zërave më të fortë të protestës ka vënë në pikëpyetje sinqeritetin e thirrjeve të Berishës për protestën kombëtare të 10 shkurtit.

"I lutem pse Sali Berisha na thërret me datën 10 që ka interesat e veta që të bojmë rrëmujë... Pse kur është që 6 ditë ky popull nuk e çoi një përfaqësues të vetin, ose nuk erdhi me na përfaqësu ose me na mështet në grevën tonë në tokën tonë... A mos vallë ka dorë edhe Sali Berisha në kët mes?! As e kena ni në lajme e as e kena pa në televizor... I lutem mos na thirr kur ke interesat e tua po na mështet edhe në interesat tona"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit