Rruga drejt fshatit Dritas e degraduar, asnjë masë nga bashkia

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.02.2026, 12:58

Një banor nga zona e Fushë-Krujës ka denoncuar gjendjen e rënduar të rrugës që të çon drejt fshatit Dritas, pas kalimit të urës së Tapizës. Sipas tij, segmenti rrugor është prej kohësh në gjendje të keqe, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e banorëve.

Banori shprehet se ka bërë disa denoncime më herët, por pa asnjë reagim apo ndërhyrje nga institucionet përkatëse. Ai i bën thirrje autoriteteve të marrin masa sa më parë për riparimin e rrugës, pasi situata aktuale po kthehet në një problem serioz për komunitetin.

“Përshëndetje JOQ, si jeni? Kam denoncuar shumë herë, por nuk ka asnjë rezultat. Rruga që të çon për fshatin Dritas, në zonën e Fushë Krujes, pas kalimit të urës së Tapizës, është në gjendje të keqe. Ju lutem, postojeni!”-shkruan banori.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit